Pas asaj humbjeje dëshpëruese dhe të hidhur ndaj Maqedonisë së Veriut e cila i kushtoi eleminimin nga gara për Kupën e Botës Katar 2022, Italia ka një ndeshje tjetër përpara ku do të luajë kundër Turqisë. Pas një bisede të gjatë me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gavrina, Roberto Mancini duket i bindur për të vijuar aventurën e tij në krye të përfaqësuese “azzurre”.
Kjo tregohet edhe nga të gjitha të dhënat e tjera, duke filluar që nga statusi i Mancini: “Punojmë për të ardhmen” dhe deri te diskutimi i bërë përpara ekipit: “Turqia duhet të jetë një trampolinë për të zhvilluar një ndeshje të madhe përballë Argjentinës”, të gjithë këto detaje bëjnë që mediat italiane të shfaqen të bindura, Italia vazhdon me Mancini.



Menjëherë pas finales me Argjentinën, për Italinë nis rrugëtimi në Ligën e Kombeve, më 4 qershor përballet me Gjermaninë e për të vijuar më pas me sfidat e tjera.
Duket u rikthyer te miqësorja e pakuptimtë me Turqinë, Italia pritet të shfaqet me një ekip ndryshe, ekipin e së ardhmes me lojtarë si Scamacca, Zaniolo e Raspadori, tredhëmbëshi i ri.
