Paraditen e sotme, në kryesinë e Kuvendit u mbajt një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte dhe vetë kryeministri, Edi Rama.
Nga sa është mundur të mësohet, në këtë mbledhje është diskutuar kryesisht rreth inspektimeve të bëra në terren për krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishin edhe vendimet që merr bordi për të fiksuar çmimin e karburanteve.
Më tej, pjesë e mbledhjes u bënë edhe diskutimet politike pasi kujtojmë se socialistët po përgatiten për Kongresin e 9 prillit.
