Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla jep detaje për zgjedhjen e presidentit të ri: Deputetët të propozojnë emra, 3 negociatorët me opozitën janë…

11:58 / March 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 604e4e96b6b03
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kampin socialist, Grupi Parlamentar i kësaj force politike ka filluar prej kohësh konsultimet për emrin e Presidentit të ri të Republikës. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së zhvilluar, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taluant Balla zbuloi një sërë detajesh lidhur me këtë çështje ku tha se deputetëve të PS u është kërkuar që të sjellin kandidaturat më të përshtatshme.

Mes të tjerash, Balla deklaroi se ai së bashku me ministren Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknurin janë 3 të përzgjedhurit për të ngociuar me grupet e tjera parlamentare.

“Çdo deputet i PS gjatë fundjavës duhet të jetë prezent në territor dhe për të marrë vendimet që lidhen me angazhimet që lidhen me javën pasardhëse. Në 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, kemi diskutuar për çështjet e rendit të ditës. Po afron dita që në konferencën e kryetareve duhet të ketë një kalendar për zgjedhjen e presidentit.  Në mbledhjen e grupit kemi diskutuar se po afron dita që kuvendi duhet të ketë një kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit të republikës. Jo më vonë se 24 maj duhet të ketë vazhduar procesi i  zgjedhjes së presidentit. Kuvendi do marrë kohën e duhur për të zhvilluar këtë proces. PS ka udhëheqësinë e këtij procesi. Do zhvillojmë një proces i cili do jetë i hapur konsultimesh brenda suazës së Kuvendit.

Tashmë me mua do jetë dhe kolegia Elisa Spiropali dhe Gjiknuri  si të mandatuar nga grupi parlamentar për t’u konsultuar me grupet e tjera parlamentare për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Konsultimet kanë filluar brenda grupit parlamentar ku deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete që ne të kemi një short listë të atyre që mund të jenë kandidatura të mundshme”, u shpreh Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.