Një rast i ri i përhapjes së gripit të shpendëve është konfirmuar sot në qytetin e Vlorës. Lajmi është bërë me dije nga zv. Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci.
“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar, kemi një rast të ri në qarkun Vlorë. Vazhdojmë fushatën sensibilizuese”, u shpreh Gjeci.
