Tifozët italianë më në fund do të kenë mundësinë të rikthehen në stadiume dhe t’i mbushin ato në kapacitet të plotë teksa përkrahin skuadrat e tyre të zemrës. Lajmi bëhet me dije nga prestigjozja “Corriere dello Sport” , e cila njofton se Seria A më në fund mund të heqë dorë nga çdo kufizim në kapacitetin e stadiumit për tifozat e saj.
Ky vendim i ri pritet që hyjë në fuqi që këtë të diel, në datë 3 prill ku në orën 20:45 do të luhet derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit në Torino. Për rrjedhojë, kjo ndeshje pritet që të dhurojë spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në tribunat e stadiumit “Allianz.”
