Deputetja kosovare, Adriana Matoshi, dhe partneri i saj futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, para disa ditësh i dhanë fund romancës së tyre të dashurisë.
Ishte Keith i pari që ka fshirë çdo fotografi me Adrianën në “Instagram” dhe ka reaguar pas ndarjes së tyre.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen, sepse shumica prej tye dëshiron vetëm sensacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja e duhur për t’u bërë“, shkroi ai.
“Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit.
Në këtë moment, lutem për të, sepse e di që po kalon një kohë të vështirë nga ndarja, ashtu sikur dhe nga komentet e pamatura, ndaluni edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor përsëri? Dhe krejt papritur të gjithë do ta përkrahin atë sërish.
Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është e mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shpreh dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur edhe ne ju duam shumë. Zoti ju bekoftë“, ka treguar Keith.
Megjithatë dyshja janë mjaft aktivë në rrjetet e tyre sociale ku kanë treguar përmes postimeve në Instastory gjendjen e tyre emocionale.
Keith ka ka postuar një status i cili tregon për gjendjen e tij shumë: “Kohë e mirë, por jo për mua”.
Me siguri ai ka dashur të tregojë se gjendja emocionale pas ndarjes me Adrianën nuk është aspak e mirë.
Ju rikujtojmë se dyshja kishin rreth një vit lidhej së bashku, ku përmes peripecive të shumta pasi ndjekësit shpreheshin se mes tyre nuk ka dashuri ata gjithmonë tregonin se ishin të lumtur krahë njëri-tjetrit.Ende asnjëri nga palët nuk ka treguar arsyet që kanë çuar në ndarje.