Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj tha në emisionin “Open” në Top Channel se ngritja dhe ulja e çmimit të karburanteve ka ardhur si pasojë e bursës.
Ai shprehet se çmimin nuk e ngritën e as e ulën protestat, duke theksuar se vendoset nga tregu.
“Qeveria ka faj që vendos për çmimin, Bordi duhet të bëjë transparent çmimin. Çmimin s’e ngritën e as e ulën protestat. Siç është ngrit nga tregu, ashtu është ngritur dhe këtu. Nuk e ka ul bordin çmimin, nuk ka si e bën. Për 3 javë, ky treg ka shitur me humbje. Sepse nuk mund të linim tregun bosh. Nafta ka rënë 900 dollarë e sot që flasim, është 1240 dollarë toni. Ngritja dhe ulja ka ardhur si pasojë e bursës. Nuk është bërë as nga protestat e as nga qeveria”, tha Aliaj.