Nga data 1 Prill nis ndarja e bonusit të paketës sociale për pensionistët si dhe indeksimi i pensioneve.
Të gjithë të moshuarve, që në total janë 675 mijë do t’iu indeksohet pensioni në masën 3.3 %.
Paralelisht po nga 1 Prilli, kush tërheq pensionin do të marrë edhe bonusin prej 3 mijë lekësh, i vlefshëm për tre muaj rresht. Por kush janë pensionistët që do të përfitojnë?
Në total përfitues të paketës së rezistencës janë 441 mijë individë. Por në këtë shifër përfshihen edhe kategoritë në nevojë.
Në total fondi për indeksimin dhe paketën e rezistencës kap shifrën e 8.5 mld lekëve. Për tërheqjen e tyre s’ka nevojë as për aplikim dhe as për dokument shtesë.
