Një grup qytetarësh janë mbledhur rreth orës 17:00 në ambientet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ndërsa pak minuta më pas iu është bashkuar dhe një tjetër grup studentësh.
Gjithsesi, pjesëmarrja mbetet e vogël krahasuar me ditët e para të protestave të ngjashme.
Vetëm disa qindra metra më larg, pritet të nisë ndeshja miqësore e kombëtares shqiptare me Gjeorgjinë, që ka arritur të shesë një numër të lartë prej 10 mijë biletash.
