Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Florian Binaj ironizon: Me 140 Euro nuk quhesh i varfër, qeveria s’ka tokëzim me realitetin

19:38 / March 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flori binaj1 711x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori Florian Binaj prej disa kohësh po shfaqet në mes të protestuesve përpara Kryeministrisë. Skena e njohur e disa ditëve më parë është përsëritur sërish pas rritjes rishtaz të çmimeve që ka shkaktuar shqetësimin e qytetarëve.

Siç dihet, në këtë protestë qytetarët kanë refuzuar pjesëmarrjen e figurave politike, gjë që siç konfirmon Binaj, do të vazhdojë. Më tej, aktori ironizon deklaratat e disa ditëve më parë të qeverisë lidhur me çmimet duke i quajtur “mungesë tokëzimi” sepse nuk përkojnë me realitetin e qytetarëve.

Rudina Magjistari: Si është pjesëmarrja nga ana e qytetarëve? A ka personazhe të politikës sepse keni refuzuar t’i pranoni, si e keni menaxhuar këtë pjesë?

Florian Binaj: Ne e kemi refuzuar sepse të gjithë personazhet politikë që kanë 32 vite që dominojnë skenën shqiptare janë në njëfarë mënyre, kush më pak e kush më shumë, fajtorë për këtë gjendje që jemi ne sot. Ne vazhdojmë themi që këtë ligjin e ka bërë filan qeveri në filan vit dhe ne s’e lëvizim dot se e kanë bërë ata. Faji i kujt është në fund të ditës?

Për sa kohë në qeveri ka drejtues që thonë që me 140 Euro nuk quhesh i varfër normalisht ka gjëra që nuk shkojnë. Për sa kohë ka njerëz që thonë s’mund të shkoni me makinë për të blerë bukën apo diçka tjetër pa diskutim ka diçka që nuk shkon. Ka një mungesë tokëzimi të qeverisë me realitetin, nuk kanë tokëzim dhe duke mos pasur tokëzim, nuk kanë si e kuptojnë. Ose kanë këshilltarë të këqinj, ose kanë njerëzit përreth që i gënjejnë…

Rudina Magjistari: Si është duke shkuar protesta?

Florian Binaj: Asnjëherë s’ka qenë e dhunshme, ne ‘skemi shkulur një fije bari gjatë gjithë kësaj kohe, s’kemi hedhur plehra në tokë siç kanë bërë shumë protesta të tjera, s’kemi dëmtuar asnjë objekt. Tani që po flasim po këndohet himni kombëtar.

Rudina Magjistari: Cili është plani i zhvillimit të protestave, keni një axhendë gjatë kësaj jave?

Florian Binaj: Ne do vazhdojmë me protesta derisa qeveria të bëjë atë që është gjëja më e mirë për t’u bërë në këtë moment dhe që e kanë bërë të gjitha vendet e Ballkanit dhe të BE: lehtësimin e taksave. / Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.