Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Frrok Çupi: Alqi Bllakon e ka stërvitur Meta për të vjedhur, PS s’duhet ta risillte në politikë!

23:18 / March 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alqibllako2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i stërvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në.

Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i stërvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. I ftuar në Report Tv, Çupi tha se kemi të bëjmë me një proçes, ku këta njerëz të korruptuar janë përgatitur nga dikush tjetër, dhe në rastin konkret ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako, për të vjedhur për shefat e mëdhenj. Sipas Çupit, mazhoranca ka kosto, pasi ka risjellë në politikë njerëz të tillë të korruptuar, ndërsa çështjen e quan politike.

“Ky është një proçes, këta njerëz të korruptuar janë njerëzit e dikujt. Shumica prej tyre janë punonjës të Ministrit të Mjedisit me një ministër që është krokodili i korrupsionit. Këtë njeri dhe ish-ministri i burgosur e ka stërvitur dikush tjetër që është presidenti i republikës tani dhe ka marrë dhe këtë deputetin tani dhe e ka bërë personalitet të madh në presidencë. Vet presidenca ka personalitet të larta që janë dënuar me burg dhe tjetërsim të pronës. Proçesi është ky, që shefat e mëdhenj lëshojnë këto lepurushët e vegjël të vjedhin për to, e më pas vjedhin dhe këta. Po mazhoranca çfarë deshi me këto? Ku e kanë vlerën? Po t’i shikosh dhe nga portreti këto janë njerëz që dëshmojnë nxitim për të vjedhur. Padyshim që PS ka kosto dhe nëse nuk e riparon dot, do të thotë që do kemi të bëjmë me një gjë që na ndjek. Për mua mbetet pikëpyetje përse risillen në politikë njerëz të tillë, atavizma të Ilir Metës. Pse sillen në politikë? Për mua është një korrupsion i madh, pasi janë zënë disa njerëz që kanë ardhur jashtë kësaj mazhorance. A do vazhdojë politika të rikthejë zhavorrin e palarë? Bllako është një tip që ka korruptuar babanë. I dërgonte babait, si rrogë paratë e vjedhura. E gjitha është proçes, politika duhet të presë proçesin e korrupsionit, por këtu kemi dështuar. E gjitha është një çështje politike.” – tha Çupi.

Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në.

“Mazhoranca është përgjegjësja kryesore. Personazhet e goditur nga SPAK janë personazhe të mazhorancës. Kjo ngjarje, kjo aferë është produkt i kësaj mazhorance. Personazhet e ngatërruara me këtë aferë janë personazhe te lidhura me mazhorancën. Kjo është një kosto e mazhorancës, ndërtimi stabilimentëve të tillë, duket sikur këto vepra janë ndërtuar për të ndarë paratë.“- u shpreh Topollaj.

Ndërsa avokati, Idajet Beqiri, deklaroi se Alqi Bllako i bënte aferat e vjedhjeve në favor të LSI-së.

“Kostoja është e të gjithë shoqërisë. S’duhet ti politizojmë ngjarjet. Është produkt i LSI-së ai. E mori të gatshëm PS, të përgatitur, kishte kohë që ishte mësuar tek LSI duke vjedhur. Ato afera i bënte në favor të LSI-së.“- tha avokati Beqiri.

bllako frrok cupi inceneratoret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.