Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Në fundjavë rikthehen kampionatet, garë për mbijetesë dhe europë në javën e 27-të të “Abissnet Superiore”

10:55 / March 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lodo 1 Abbisnet superiore 1024x686 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampionati shqiptar i futbollit do të rikthehet sërish këtë fundjavë, pas një pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. “Abissnet Superiore” ka hyrë në javën e 27-të, sfidat e së cilës do të luhen në 3 ditë të ndryshme.

Gjithçka do të nisë me supersfidën e kësaj jave e cila do të jetë ajo mes Kukësit dhe Tiranës, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:45. Edhe këtë herë verilindorët do të “shtegtojnë” në Rrogozhinë për të zhvilluar ndeshjen e tyre si pritës pasi ende nuk është gati stadiumi i tyre, ku sigurisht do të kërkojnë 3 pikët ndaj bardhebluve kryesues.

Sakaq, në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:45 do të luhet një tjetër takim interesant, këtë herë për mbijetesën mes Dinamos dhe Egnatias. Të dy skuadrat, fitorja është e vetmja rrugëdalje në këtë përballe.

Dita e diel ka rezervuar vetëm një takim, ku Teuta pas disa muajsh që “shtegton” më në fund do të kthehet në “Niko Dovana” ora 16:45, ku do të presë Skënderbeun e Skënder Gegës, në një takim që pritet të jetë i luftuar.

Dy takimet e fundit të kësaj jave do të luhen ditën e hënë në të njëjtin orar. Vllaznia-Kastrioti do të zhvillohet në “Loro Boriçi” ora 17:45, me shkodranët që kërkojnë pikët për europën, ndërsa krutanët pikët për mbijetesën.

Po në të njëjtën orë do të luhet edhe Partizani-Laçi, sfidë që po ashtu do të luhet në “Elbasan Arena”. Demat dhe kurbinasit do të kërkojnë të rikthehen te fitoja për të vazhduar drejt objektivave të tyre.

Java e 27-të:

E shtunë, 2 prill 2022

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia

E diel, 3 prill 2022

16:45 Teuta – Skënderbeu

E hënë, 4 prill 2022

17:45 Vllaznia – Kastrioti

17:45 Partizani – Laçi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manaj e Ismajli: Vuajtëm vetëm minutat e para, duam vendin e parë në grup

11:20 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.