Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Alqi Bllako pritet të arrestohet nga SPAK pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Ndërkohë, lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion për të arrestuar deputetin u pyet edhe Ministri i Drjetësisë, Ylli Manja i cili u shpreh se përgjegjësia është individuale.
Qëndrimi i qeverisë sipas Ulsi Manjës, është i qartë: “Çështjet e drejtësisë, janë të drejtësisë”
“Ne kemi ndërmarr Reformën në Drejtësi. Kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë se kjo ishte aspiratë e shqiptarëve e cila u përgjigjet nevojave. Qëndrimi ynë është i qartë. Çështjet e drejtësisë janë të saj. Kushdo që shkel ligjin është përgjegjësi individuale. PS është lokomotiva e qeverisjes që është votuar nga 800 mijë shqiptarë” ishin fjalët e ministrit Manja për këtë çështje.
