Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Prokurorja Elisabeta Imeraj debate me vëzhguesin e ONM, dyshime për denoncuesen si e destabilizuar mendërisht

17:55 / March 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ymeraj 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Aperlimit nisi sot shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit publik i cili kërkon shkarkimin nga detyra të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Ishte ONM e cila rekomandoi pranë Komisionierit Publik që të ankimonte vendimin e KPK, që më herët kishte konfirmuar në detyrë ish-prokuroren e Krimeve të Rënda. Atë kohë pati një debat të ashpër mes vëzhguesit ndërkombëtar Jacob dhe Imeraj, për sa kohë vëzhguesi i ONM-së ngrit pretendime se subjekti i rivlerësimit mund të kishte përgjuar një tjetër koleg të tij. Zonja Imeraj i kundërshtoi këto pretendime të vëzhguesit ndërkombëtar.

Ditën e sotme, në këtë senacë Komisioneri Publik Florian Ballhysa i qëndroi kërkesës për shkarkimin e znj. Imeraj, por kjo e fundit pretendoi në seancë se në procesin ndaj saj po përdoren kallëzime nga persona të cilët janë me emra të rremë.

Në KPA është ankuar ndaj znj. Imeraj, shtetasi Rrahim Shehu, i cili sipas pretendimeve të prokurores nuk ekziston fare si person, duke ngritur pretendime për fiktivitet.

Në seancë, gjatë mbrojtjes së saj Imeraj ka zbuluar se përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs disa javë më parë ka referuar në SPAK e-mail-in e një zonje e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa rryshfete të supozuara të prokurores Imeraj. Erjona Fino është denoncuesja ndaj subjektit, por znj. Imeraj pretendoi në seancë, ku kjo grua ka depozituar në prokurorinë e Tiranës dhjetëra kallëzime ku kjo shtetase ka kallëzuar presidentin e kinës për sabotazh, ka denoncuar Joe Biden, ka denoncuar liderët shqiptarë dhe drejtues të lartë, madje dhe Mark Zuckerberg duke pretenduar se gjithë lufta bëhet për ta bërë atë tullace. Znj. Imeraj pretendon se kjo grua po përdoret ndaj saj.
Gruaja në fjalë është një personazh i njohur për policinë, prokurorinë dhe gjykatat pasi denoncimet e saj nuk rreshtin, por të gjithë janë të qartë se bëhet fjalë për një person të destabilizuar mendërisht./m.j

Jacobs ka referuar në SPAK disa muaj më parë një e-mail të E.F por më pas SPAK ka pushuar hetimet:

62446995c13221
6244688285035Capture

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.