Një numër i madh figurash të PD-së u panë të largohen nga grupi zyrtar i PD-së, duke filluar që nga pjesë e stafit, por edhe deputetë që ishin pjesë e grupit që shpërndaheshin njoftimet.
Ndërtimin e këtij grupi e ka marrë Floriana Garo, e cila është zyrtarisht drejtuese e zyrës së shtypit të PD-së.
Por është parë edhe një tjetër lëvizje në këto grupet për gazetarët në Whatsapp, ku në grupin e LSI-së është shtuar Floriana Garo, për të qenë në dijeni të çdo njoftimi që shpërndan Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kjo tregon që LSI dhe Komisioni i Rithemelimit në një të ardhme të afërt mund të jenë pjesë e një koalicioni, siç ishin dhe në zgjedhjet e “6 Marsit”, Shtëpia e Lirisë.

