Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Monika Kryemadhi hedh akuza të rënda ndaj Jorida Tabakut: Punoi për të mbyllur çështjen e inceneratorëve

22:08 / March 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetaja e LSI Monika Kryemadhi akuzoi Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij se kanë përdorur pozicionin politik për t’u vendosur gjoba bizneseve.

“Nuk mendoj që është garë, por kontributet duken, tek ajo që ngjit në opinionin publik. Të vetmen gjë që unë gjykoj te PD e rithemelimit, që për mua kanë qenë bashkëpunëtorë”. Politikisht të gjithë kemi folur, edhe mediatikisht. Problemi është kush merr përsipër për të vendosur firmën dhe për të bërë padi me fytyrën dhe emrin e tij. Është e thjeshtë të dalësh duke folur, për të vendosur një gjobë e pas tri ditësh të mbyllësh gojën. Tani, duket shumë qartë që selia e bravës ka qenë mjeshtre për të vendosur gjoba ndaj biznesit”, tha Kryemadhi.

Deputetja akuzoi gjithashtu në një intervistë në “A2Cnn” kryetaren e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, për të cilën tha se ka punuar për ta mbyllur çështjen e aferës korruptive dhe se nuk pranoi LSI për të qenë pjesë e komisionit.

“Belind Këlliçi nuk u njoh kurrë me raportin e inceneratorëve, edhe pse ishte anëtar i komisionit. Sepse raporti i zonjës Tabaku ishte për t’i vënë kapak historisë së inceneratorëve e për ta lënë deri te Lefter Koka. Zonja Tabaku me sa duket ka marrë sëmundjen e ish-kryetarit të saj, ose kryetarit që e ka akoma, Lulzim Basha, duke gënjyer. Tabaku i ka çuar një letër zotit Vasili përmes Genc Gjonçajt. Ndërkohë që Vasili i ka çuar letër Bashës që LSI duhet të jetë pjesë e komisionit. Zonja Tabaku ka vendosur veton për mospranimin e LSI në komision. Kishte hall se mos LSI i merrte lidershipin e komisionit. Rama përballë Tabakut nuk e kishte problem, qëndroi edhe 10 orë”, u shpreh Kryemadhi.

inceneratoret Monika tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.