Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me zhvillimet e fundit përsa i përket të arrestuarve të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve mes të cilëve SPAK ka kërkuar arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako ka kërkuar nga opozita që të lënë drejtësinë të bëjë punën.
Ndër të tjera ai ka theksuar se taksa e përdorur nga qeveria është në favor të qytetarëve dhe kjo duhet qartë nga tatimi mbi të ardhurat që ato kanë.
“Kushdo qoftë që ka histori interesante me burgjet, lëreni-drejtësinë të bëjë punën e vet dhe mos hajdeni këtu si prokurorë. Debati në duhet që të hiqen taksat apo të mbështeten qytetarët. Historia personale e secilit nga ju tregon që ju keni mbështetur oligarkinë jo ne”, tha Ahmetaj.
