Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të parlamentit Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të nënkryetares së parlamentit Ermonela Felajt.
“Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ja përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë dola para jush për të shfrytëzuar fjalën”.
Po ashtu, Berisha shtoi se PS do të dështojë me turp të madh nëse nuk njeh Komisionin e Rithemelimit dhe nëse vazhdon praktikën e blerjes së deputetëve.
” Do të thuash ti kanë nisur për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Këtë ta kenë të qartë. Nuk e njohin grupin? Po nuk njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes do të dështojnë me turp të madh”.
