Sipas asaj që shkruan prestigjozja britanike “The Sun”, rezidenca luksoze miliona dollarëshe e David dhe Victoria Beckham në Londër u grabit ndërsa çifti i famshëm ndodheshin brenda. Besohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në mbrëmjen e 28 shkurtit, ndërsa ata ishin së bashku me vajzën e tyre 10-vjeçare ndodheshin në shtëpi.


Si David, ashtu edhe Victoria dhe vajza e tyre nuk kishin kuptuar asgjë deri në momentin kur djali 17-vjeçar i çiftit, Cruz Beckham, u kthye në shtëpi dhe gjeti një dritare të thyer. Në momentin që e kuptuan, familja thuhet se ka kërkuar për hajdutin por ai ishte larguar nga ndërtesa.
Sipas një deklarate të policisë, ata njoftuan se kishin marrë një thirrje rreth orëve të para të mëngjesit në një zonë banimi në Kensington. Ndërkohë raportohet se një sërë sendesh me vlerë mijëra paund janë vjedhur. David dhe Victoria janë të tronditur dhe kanë urdhëruar një rishikim të sigurisë.

