Ditën e mërkurë, ora 17.oo, PS do të mbledhë online Asamblenë Kombëtare të Partisë.
Tirananews.al ka mundur të mësojë rendin e ditës, ku janë parashikuar 4 pika.
” Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
- Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
- Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
- Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim”, thuhet në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dërguar anëtarëve të asambleve të PS.
