Një shtyllë e tensionit të lartë që furnizon gjithë zonën e Pashalimanit me energji elektrike është rrëzuar si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme.
Përveç asaj, janë rrëzuar gjithashtu edhe antenat e një kompanie telefonike. Ndërkohë, raportohet se OSHEE Fier dhe Vlorë po bëjnë ndërhyrjet e tyre për rregullimin e dëmeve në këto zona.
Nga sa mësohet, në qytetin e Vlorës nuk ka linjë të tensionit të lartë aktualisht.
