Ka disa ditë tashmë që qarkullojnë zëra për një ribashkim të mundshëm mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Edhe pse shumë pak e besuan lajmin e para disa ditëve se Donaldi kishte shkuar në shtëpinë e moderatores, “faktet” e reja të dala në dritë zbulojnë më shumë mbi atë që përflitet ditët e fundit.
Në fakt, ishte një ndjekës i blogerit Olti Curi i cili tregonte se ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30 drejt Vjenës, kurse Bora në 14:30!”, çka ka shtuar ndjeshëm dyshimet se të dy mund të ndodhen bashkë në Austri. Madje, qarkulluan edhe fjalë se ata janë parë së bashku në Vjenë.

Moderatorja bukuroshe postoi një video krah një vajze që tregonte se ndodhej në Vjenë ndërkohë që nga ana tjetër, Donaldi shpërndau një postim ku njoftoi se do të performonte atje. Mirëpo, fansat kanë vënë re një tjetër detaj, për të cilin besojnë se tregon shumë për raportin mes dyshes.

Bora Zemani vazhdon të ndjekë në Instagram nënën e Donaldit. Nuk dihet nëse moderatorja e ka pasur follow dhe më para dhe nuk e ka fshirë pavarësisht asaj që ndodhi me djalin e saj,. Megjithatë, ky detaj hedh dhe më shumë dyshimet se dyshja është ribashkuar pavarësisht gjithçkaje në BB VIP.

