Juventus-Napoli, ndeshja e luajtur më 6 janar mesa duket ende nuk ka përfunduar.
Pas 3 muajsh Prokurori Publik i Federatës së Futbollit ka paditur klubin napolitan, presidentin De Laurentis dhe menaxherin e shëndetësisë të klubit “për moszbatim të rregullave për kontrollet shëndetësore, se kanë lejuar lojtarët Lobotka, Rrahmani dhe Zielinski të udhëtojnë në Torino së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Napolin rrezikon nga gjoba, deri tek përjashtimi nga kampionati përkatës ose nga çdo garë tjetër e detyrueshme.
