Dje, këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi festoi ditëlindjen e saj të 28-të. Ajo ndodhet aktualisht në New York pasi ka shkuar për shkak të punës së bashku me Ylli Limanin dhe partnerin e saj, Adis Patushi. Nën shoqërinë e tyre dhe të një personi tjetër të cilin Fifi e ka përmendur në “Instastory”, ylli i muzikës ka festuar këtë ditë të rëndësishme për të duke organizuar një “party” shumë të këndshëm.
Si ç’tregon edhe videoja më poshtë, ajo shihet teksa argëtohet bashkë me Yllin ndërsa nuk ka kursyer dhe momentet romantike me Adisin. Kujtojmë që romanca e tyre nisi fill pas daljes nga Big Brother VIP.
