Shumë thashetheme kanë qarkulluar kohët e fundit ku thuhet se këngëtarja dhe aktorja e njohur, Selena Gomez është në një lidhje dashurie me biznesmenin shqiptar, Zen Matoshin. Aludimet e para u hodhën teksa dyshja u panë bashkë në një koncert të Dua Lipës dhe kaq duhej që kjo hipotezë të përhapej kudo.

Mirëpo, ylli i muzikës botërore ka reaguar sot për herë të parë, duke treguar se është beqare. Selena ka publikuar një video në “Tiktok”, në të cilën sikronizon buzët me audion virale të King Nas. Një burrë thotë disa komplimente për të bindur një grua që t’i japë një shans, ndërsa kjo e fundit nuk është e interesuar.

“Ndoshta kjo është arsyeja që jam beqare. Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar”, shkroi Selena.





