Në përfundim të ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë pati tension dhe protesta të shumta pas një goli të anulluar të Aralica. Të gjithë lojtarët, pjestarë të stafit si dhe tifozë shkodran u turrën drejt arbitrit Ferataj dhe protestuan fort për atë vendim të tij.
Po ashtu, ai gol i anulluar në atë formë, pasi qëndroi për një kohë të gjatë përballë VAR, nuk kishte si të pritej mirë as nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, i ka drejtuar një thirrje FSHF-së:
“Turpi vazhdon!! Olsid Ferataj!! Thirrje urgjente FSHF, jashtë sistemit. Askush nuk mund të tallet me djersën, mundin e Vllaznise dhe për më tepër me ndjenjat e një qyteti. Nuk mposhtemi”, shkroi në postimin e tij presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

