Teksa ishte prezent në Bashkinë e Vlorës ku prezantoi ndihmën ligjore falas për personat në nevojë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli sot edhe për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
Manja deklaroi se kjo mazhorancë e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat dhe që të shohim realisht frutet e saj, duhet ta lëmë reformën në drejtësi të bëj punën e saj edhe në këtë rast.
Po ashtu, pas përfundimit të takimit Ministri i Drejtësisë u ndal edhe mbi çështjen e kadastrave të vendit. Referuar fjalëve të tij, ai tha se ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe kadastrave në vend dhe përgjegjësit kanë marrë dënimin e merituar. Manja tha se hetimi vijon dhe shumë shpejt do të ketë rezultate të tjera.
“Ka pasur hetim edhe për sa i përket kadastrës së Vlorës, hetim ky i cili ka nisur nga punonjësi më i thjesht deri në strukturat më të larta pa pasur përjashtime teksa rezultatet do të shprehen shumë shpejtë”, theksoi Manja.
