Që prej datës së sotme, çdo shqiptar i cili do të iki në SHBA për turizëm apo biznes dhe aplikon për vizë, do ta marrë atë me një afat 10-vjeçar. Ky lajm i cili u dha para pak ditësh nga Ambasada amerikane në Tiranë, u pasua edhe me një reagim të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme. Rama ka ndarë një postim në “Facebook” ku tregon aplikanten e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet.
“Lajm i bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon. ***Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet”, ka shkruar kryeministri Rama.

