Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Na ndajnë vetëm disa orë nga fillimi muajit të Ramazanit, çfarë duhet të dini

22:36 / April 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhamia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muaji i Ramazanit është një periudhë 30 ditore ku myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe qëndrojnë për më shumë se 16 orë pa ngrënë dhe pa pirë gjatë ditës. Gjatë Ramazanit nuk lejohet të konsumosh asgjë, deri në perëndim të diellit. Në orarin ku mbyllet agjërimi ditor, familjet ulen së bashku për të ngrënë.

Ramazani konsiderohet si periudhë reflektimi ku trupi dhe shpirti “pastrohen” nga negativiteti.

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë duke u solidarizuar me të varfrit për të ndarë ushqimin me ta. Gjatë Ramazanit, besimtarët myslimanë kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave. Myslimanët duhet të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë librin e shenjtë, Kuranin.

Në 10 ditët e fundit të agjërimit është “Nata e Kadrit” e cila konsiderohet si dita kur Profetit Muhamed iu dha Kurani, Libri i Shenjtë .

Agjërimi nuk mund të mbahet nga të gjithë, pasi ka disa përjashtime si për shembull, të moshuarit, fëmijët apo të sëmurët. Simbol i rëndësishëm në këtë muaj është edhe dhënia e sadakasë, vlerë monetare e cila i jepet një personi në nevojë. Bazuar në rregullat e islamit, ata që nuk munden të agjërojnë duhet të ushqejnë një të varfër ose nevojtar të paktën një herë në ditë.

Jemi vetëm disa orë larg nisjes së agjërimit nga besimtarët myslimanë, ndërsa urimet nuk munguan as nga politikanët shqiptarë. Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha ishin disa nga figurat politike të cilët përcollën urimet e tyre për të gjithë agjëruesit.

agjerimi ramazani urimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, artisti publikon fotot e veçantë të bebes

20:03 / May 8, 2026

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

Pse Shqipëria e nisi Ramazanin një ditë pas Arabisë Saudite? Shpjegimi sipas traditës islame

20:21 / February 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.