Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Elbasani hap dyert për 10 sportistë elitarë ukrainas

11:40 / April 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elbasani është bërë qyteti i parë në vend që mirëpret sportistët ukrainas që janë larguar nga lufta.

Dhjetë sportistë të ekipit olimpik ukrainas tashmë janë akomoduan dhe kanë nisur stërvitjen e tyre në këtë qytet.

Ata u vizituan sot nga Sekretari i Përgjithshëm i PS njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Damian Gjiknuri, duke qenë njëherësh dhe ndërmjetës për sistemimin e tyre në Elbasan.

Në një prononcim për mediat, deputeti Gjiknuri u shpreh se sportistët ukrainas do të kenë tashmë të gjitha kushtet për të vijuar stërvitjen.

“Komiteti Olimpik kërkoi ndihmë për strehimin, qëndrimin e tyre dhe krijimin e mundësive për të ushtruar trajnime sportive. Në fakt Bashkia e Elbasanit u përgjigj e para. Qeveria e dha mbështetjen e saj. Unë personalisht ndjehem krenar që e ndërmjetësova këtë proces. Në fund të fundit dhe ne bëjmë diçka për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve që për shkak të një fatkeqësie, siç është lufta, janë të detyruar të lënë vendin e tyre, por njëkohësisht të mos humbin dhe ato aftësi sportive që për shkak të luftës bëhen të pamundura”, theksoi ai.

Deputeti Gjiknuri nënvizoi se Shqipëria ka një traditë të mirë për të mbështetur njerëzit në nevojë.

“Shqipëria ka një traditë të mirë edhe në të kaluarën për të mirëpritur njerëzit që preken nga fatkeqësitë. Ne jemi vend që vetë kemi vuajtur. Edhe ne në të kaluarën kemi shkuar në Europë dhe na kanë pritur. Ashtu siç kemi pritur qytetarët nga Kosova dhe më vjen mirë që ne këtu presim edhe sportistët ukrainas”, deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.