Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti i ri, Grupi Parlamentar i PD reagon ndaj Berishës: Je i përjashtuar, mos fol në emrin tonë

15:06 / April 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grupi pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi Parlamentar i PD-së ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga Shkodra se ai nuk do të mbështeste asnjë kandidat për President, pasi sipas tij do të ishin kandidatët e Ramës.

Në një reagim të publikuar në faqen e Facebook-ut të PD-së, Grupi Parlamentar thekson se nuk ka filluar ende asnjë diskutim mbi kandidaturat për president, ndërsa i kujtoi Berishës se nuk ishte pjesë e këtij grupi.

“Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”, theksohet në reagim.

Më herët, nga Shkodra ku ishte për ceremoninë e 2 prillit, Berisha deklaroi: “Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votoj kandidatët e Edi Ramës sepse do  të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”.

Lexo edhe: Berisha paralajmëron Ramën për Presidentin e ri: Asnjë votë për emrat e PS

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.