Kur gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, moderatorja e njohur preferoi të mos flasë më tepër, duke e kaluar gjithçka me të qeshur.
Ervin Kurti: Po zemra Bora, rreh zemra?
Bora Zemani: Patjetër vazhdon rreh zemra, asnjëherë nuk është pushim…
Për disa orë, dje, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj ishin në qendër të vëmendjes. Bora trazoi rrjetin duke lajmëruar se do të publikojë projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 08:00.
Më pas, Beatrix ka bërë një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftoi publikimin e një kënge të re me titull “As unë si ti” dhe që do të publikohej në orën 20:00.
Kjo i bëri ato protagoniste sërish me këto postime në rrjetet sociale që u dukën si një rastësi e çuditshme. Ndryshe nga Beatrix, Bora njoftoi më pas se ishte e gjitha shaka për 1 prillin.
Prej javësh ajo po përflitet për një rikthim me Donald Veshajn. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonsitë në një film.
