Sot do të luhen dy sfida të tjera në futbollin shqiptar të cilat do të kenë rëndësinë e një finaleje. Në Abissnet Superiore, Teuta pret Skënderbeun në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndeshje e cila fillon në orën 16:45. Në këtë përballje, durrsakët do bëjnë çmos të marrin 3 pikëshin, me qëllim që të mbajnë një distancë sigurie me zonën e ftohtë.
Ndërkohë që korçarët nga ana tjetër kanë më shumë se kurrë nevojë për pikë, pasi renditet në vendin e fundit në klasifikim dhe rënia në Kategorinë e Parë është një realitet i prekshëm tani për ta. Duke marrë parasysh të gjitha këto, pritet që sfida e sotme të jetë si një finale.

Ndërkaq, edhe në Kategorinë e Parë do të ndeshen dy ekipe që duan të renditen në gjashtë vendet para të kampionatit. Besa-Tërbuni do të nisë prej orës 15:00 dhe ky është dueli i fundit që përmbyll javën e 25-të të këtij kampionati.

