Ashtu si ç’pritej, në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e dëborës.
Në jugllindjen e vendit ka pasur reshje shiu dhe bore përgjatë pothuajse gjithë natës. Mësohet se ne lartësitë mbi 900 m ka pasur reshje dëborë me shtrirje në gjithë akset rrugore duke u shoqëruar me temperatura të ulëta të cilat shkonin deri në -3 gradë. Trashësia e dëbores varion nga 5 cm deri ne 20 cm.
Ndërkohë, Kontraktorët për Mirëmbajtjen Dimërore kanë qënë gjatë gjithë natës në krye të detyrës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa 6 borëpastruese vijojnë akoma punën për mbajtjen e rrugëve në gjendje optimale.
Gjithashtu, theksojmë se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçe – Erseke – Leskovik, Korçe- Dardhe, Korçe-Voskopoje, kryhet pa probleme.







