Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Tiranë/ Sot “Dita pa makina”, ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi në kryeqytet dhe disa qytete të vendit

10:31 / April 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 62494ae6af616
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si në Tiranë ashtu edhe në disa qytete të vendit, kjo e diel do të jetë “dita pa makina”.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, është vendosur që e diela e parë e çdo muaji të jetë “Dita pa makina”. Kjo vjen si një nismë që ka për qëllim kursimin e karburantit.

Gjuthastu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, edhe kryeministri Edi Rama theksonte lidhur me këtë vendim se, nëse gjatë javës, njerzit e kanë të pamundur që ta fikin makinën, atëherë e rëndësishme është që atë ta zbatojnë këtë gjë një ditë pushimi në muaj.

“Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruante kryeministri Rama.

Kujtojmë që kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Qytetet dhe rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve:

Tiranë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Fier

Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë:

  • Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
  • Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
  • Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
  • Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
  • Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Berat

Do te mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Durrës

Bulevardi Dyrrah-rruga Grigor Durrsaku

Rruga Aleksandër Goga duke filluar nga muzeu i Dëshmorëve-Sheshi

Iliria-Bulevardi Epidam deri te Torra Veneciane.

Korçë

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.

Lezhë

Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit”Besëlidhja”;

Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Lushnjë

Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”

Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 tetori” deri tek kryqëzimi “Labëria”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.