Duke qënë Dita e Gënjeshtrave, për 1 Prillin pati plot shaka që u bënë edhe nga personazhet e njohur. Një prej tyre e cila i shkuli të gjithë gazit ishte edhe këngëtarja e dashur, Greta Koçi e cila i ka punuar një lojë të lezetshme nënës së saj.
Artistja shqiptare jeton tashmë në Austri dhe përmes një komunikimi me video thirrje, i tha të ëmës se ka marrë në shtëpi një qen pitbull. Reagimi i së ëmës ka qenë vërtetë epik, madje edhe duke e sharë e revoltuar të bijën.
“Po për ça e doje? Për ça e doje që mos të vija unë aty se me qentë ti e di që nuk i duroj dot”, dëgjohet teksa thotë ndër të tjera mamaja-këngëtares.
Shihni videon më poshtë dhe keni për t’u shkukur së qeshuri.
