Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Presidenti i ri i Republikës, Veliaj tregon profilin e duhur të Kreut të shtetit që i duhet Shqipërisë

14:15 / April 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 04 03 at 10.22.07 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë si i ftuar në Konferencën Ballkanike për Lidership – “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit”, e organizuar nga Federata e Paqes, e drejtuar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu. Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur aty, Veliaj u ndal edhe tek profilin që sipas tij duhet të ketë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Teksa vlerësoi si fillim një organizim të tillë duke e cilësuar edhe si një mundësi shumë të mirë edhe për të rinjtë që të flasin e të thonë idetë e mendimet e tyre, Veliaj foli edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë. Kryebashkiaku deklaroi se Shqipëria ka hyrë në fazën kur duhet të zgjedhë një President të ri, i cili sipas tij duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe që i do të mirën vendit.

“Shumë shpejt do të na duhet të mendojmë për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë. Kam dëgjuar debatet që bëhen sot nëpër studiot televizive, apo qoftë edhe brenda partive tona, për të gjetur identikitin e Presidentit të ardhshëm. Njëri thotë duhet të jetë kështu, tjetri thotë duhet të jetë ashtu, të ketë këtë moshë apo atë moshë, por në fund të gjithë kanë një të përbashkët: kush i do të mirën këtij vendi dhe do të sugjerojë identikitin e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, thotë: ai duhet të jetë si Presidenti Moisiu sepse besoj se ka një konsensus të jashtëzakonshëm, përtej bindjeve politike, përtej të majtës dhe së djathtës, përtej myslimanëve dhe të krishterëve, përtej veriut dhe jugut, se ai është identikiti i Presidentit që na duhet. Një njeri me rrënjë, një njeri me bosht, që është në shërbim të publikut”, tu shpreh Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.