Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka rrëfyer momentet më të rëndësishme të tij gjatë karrierës politike. Teksa ishte i ftuar në emisionin “FitStation ” në News24 me Çenkuela Hasën, ai ka treguar plot detaje për fillimet e tij në politikë, pasionet dhe dashurinë. Pra, një rrëfim ndryshe i deputetit siç nuk e kemi parë kurrë më parë.
Përgjatë emsionit, ai i’u përgjigj pyetjeve së moderatores duke rrëfyer me nostalgji momentet më të veçanta në Partinë Demokratike, si çka qënë edhe takimi me liderin historik të kësaj partie, Sali Berishën.
“E kam takuar në një aktivitet në Forumin Rinor në vitin 2009, e mbaj mend shumë mirë. E kam takuar në një nga lokalet në zonën e bllokut ku bënim një aktivitet, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri që në atë kohë, ishte zoti Berisha. Më është dashur t’i them vetëm emrin dhe mbiemrin tim kur u prezantova dhe mbaj mend që filloi të më pyeste për babain, xhaxhain tim, në ato 3-4 minuta, se nuk ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Filloi të më tregonte histori nga periudha që ai kishte bashkëpunuar me xhaxhain tim në vitet 1996, folëm dhe për marëdhënien që kishte me komunitetin tiranas meqë unë i përkas këtij komuniteti”, deklaroi Këlliçi.
