Në një prononcim në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me masakrën e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Postimi i Xhaçkës:
“E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë. Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës, historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus. Bota duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet”.
