Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Përse RTSH mbylli telefilmin “Njerëz dhe fate”

10:48 / April 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perse RTSH mbylli telefilmin Njerez dhe fate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambientet e Televizionit Publik.

“Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotografie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi” – thotë regjisori Ylli Pepo në një intervistë të tij ku zbulon dhe shkakun se pse u mbyll telefilmi.

Ndërkohë serial pas seriali regjisori ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje. “Krahas aktorëve të vjetër si Natasha Sela, Robert Ndrenika, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja etj u përfshinë edhe aktorë të tjerë të cilët u grupuan në të ashtuquajturin brez i dytë aktorësh. Arben Derhemi, Valbona Imami, Eni Jani tashmë kanë krijuar një imazh të tyrin, një emër dhe një besim të ri për regjisorët. Suksesi ishte i garantuar dhe u pëlqye shumë”, tregon ai.

Por ashtu siç pranon edhe vetë regjisori Ylli Pepo në lojë janë futur edhe emra të rinj aktorësh, që ende vazhdojnë studimet në Akademinë e Arteve si Lulëzim Zeqja etj.

“Kontributi që kanë dhënë aktorët në këtë film më ka lënë të mrekulluar, tregon Pepo. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyer dhe kanë sjellë një lojë vërtet të mirë.

Telenovela pati gjithsej 20 seri, por u ndërpre për arsye të fondeve dhe 20 seri të tjera të saj po presin në drejtorinë projekteve të RTSH për t’u miratuar. Skenaristi Ruxhdi Pulaha i ka përgatitur ato dhe është gati për të rifilluar prapë. Kuptohet që ndërprerja e saj ka të bëjë me mungesën e fondeve. Telenovela “Njerëz dhe fate” ishte një telenovele e cila pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohe dhe ka vlere edhe sot te shikohet. Ajo pasqyronte drejt problemet sociale në atë kohe. Telenovela është realizuar në një mënyre te shkëlqyer.”

Telenovela “Njerëz dhe Fate” mori një reagim pozitiv nga qytetaret dhe filloi te ndiqej në mase nga publiku i gjere. 10-serite e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues te vazhdonin me tej. Njerëz dhe fate nuk ishte thjesht një telenovele, secili aty gjente vendin e vet.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës. Lola vuan nga dhimbja e saj, Flori një djalë i ri endet mes shoqërisë dhe nuk e di se ku e ka vendin e vet në shoqëri, Era është një gjimnaziste e cila kërkon fatin e saj. Kjo telenovele është e mbushur plot me emocione te cilat e mbajnë publikun te gozhduar përpara ekranit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.