Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë para pak orësh një pamje nga Thumana e rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, 2019.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë pamje spektakolare të Thumanës së Rilindur si shembëlltyrë e shpresës, besimit, durimit dhe punës së palodhur, ju uroj një javë të mbarë
“, shkroi Rama krahas fotos së postuar në “Facebook”.
Kujtojmë që Thumana ka qenë një nga zonat më të prekura tëërmetit fatal të 2 viteve më parë. Megjithatë, ajo tani duket e rilindur dhe plot jetë, ku 278 familje hynë në shtëpi të reja, komode dhe të sigurta si asnjëherë më parë.
