Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

 Pas shumë fatkeqësive, rikthehet fuqishëm Luiza Xhuvani

12:08 / April 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 624abeca565d8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike. Pavarësisht disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën.

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.Javët e fundit admiruesit e Xhuvanit kanë patur mundësi ta ndjekin në teatër në shfaqen “Tri dimra” ku luan krah Yllka Mujos, Marjeta Ljarjat, Viktor Zhustit, Sokol Angjelit, Elia Zaharias, etj.

640 0 624abe2748d0c

Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Është një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.

Por përveç artit, Luiza nuk ndërmerr asnjë angazhim që mund ta lidhë me median. Përtej teatrit, “kuriozët” kanë edhe pyetje të tjera dhe mundet që të jetë pikërisht kjo arsyeja e Xhuvanit për të mos u ekspozuar ndryshe, veçse e veshur si personazh në role të ndryshme.

640 0 6b7490d2a1a858a106af2957ded0ff82

Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit hidhëroi shumë familjen, por sidomos Luizën që përveç teatrit ka gjetur mbështetje edhe tek e bija. Ajo në fakt kishte kohë që ishte tërhequr nga jeta publike që iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikëllimi i madh që i solli burgosja e djalit të saj të vetëm.

Megjithatë Luiza nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion, identiteti bazë i saj jetësor.

640 0 624abe271129a

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.