Klubi i Dinamos ka nisur të veprojë duke marrë masa për 2 lojtarë të skuadrës së vet. I pari që u ndëshkua është mbrojtësi Eni Imami, i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias.
Klubi kishte marrë edhe më parë një masë ndaj tij, pas konfliktit verbal që ai pati me Ermal Barushin para ndeshjes me Tiranën.
Ndërkohë, Panorama Sport raporton se Imami duhet të stërvitet me ekipin U19 të Dinamos tani, ndërkohë që i pezulluari tjetër është portieri Edvan Bakaj, rezervë prej disa kohësh te blutë.
