Partia Demokratike i është drejtuar apelit për të animuar vendimin e pak ditëve më parë të marrë nga Gjykata e Tiranës, e cilla njohu Kuvendin e Berishës. Ky akimim është depozituar në Apelin e Gjykatës së Tiranës nga vetë Enkelejd Alibeaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Kujtojmë se me vendimin e dhënë 1 javë më parë nga gjyqtari Agron Zhukri, PD-së i njihej një status i ri, bazuar në ndryshimet e bëra në Kuvendin e 11-Dhjetorit.
Gjatë mbajtjes së atij Kuvendi, një nga vendimet ishte shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha, nënkryetarëve dhe Kryesisë. Gjithashtu, ky Kuvend vendosi që Komisioni i Rithemelimit drejton Partinë Demokratike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
