Këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd po mendon mundësinë e ndryshimit të emrit të tij skenik në ABEL, siç ka dhe emrin e tij të vërtetë Abel Tesfaye.
“Ju djema jeni qesharak. Ndjej sikur duhet ta ndryshoj emrin tim të skenës në ABEL në këtë pikë lol (të qeshësh me të madhe)”
Në një postim vijues në “Twitter”, ylli i “Save Your Tears” iu referua vendimit të fundit të Kanye West i cili ndryshoi emrin e tij ligjor në “Ye”.
“Ndoshta do ia këpus edhe unë një ‘YE’ dhe thjesht të ndryshoj ligjërisht emrin tim në ABEL,” tha The Weeknd. “Nuk ka mbiemër. Si Madonna, Cher ose Princ.”
Më vonë, ai pyeti ndjekësit e tij:
“ABEL zyrtarisht i njohur edhe si The Weeknd?“
John Legend më pas u përgjigj, duke thënë se “ABEL është super emër” për të cilën këngëtari u përgjigj: “Jam i tunduar …“.
Lajmi vjen pas një marsi të ngarkuar me njoftime për yllin; ai zbuloi planet për një turne në SHBA me Doja Cat, si dhe një paraqitje të ardhshme në një episod të “The Simpsons”.
