Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

E mbijetuara e holokaustit rrëfen tmerrin që po përjeton nga Putini: Bashkëshortit nuk i dhashë dot lamtumirën në morg

21:16 / April 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tmerri1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E detyruar të largohet nga nazistët kur ishte vetëm një foshnje, një e mbijetuar e Holokaustit është larguar përgjithmonë nga shtëpia e saj në qytetin e bombarduar të Karkivit në Ukrainë. Kjo është historia e Margaritës, e cila nuk arriti do t’i japë lamtumirën e fundit bashkëshortit.

82-vjeçarja me origjine hebreje është larguar përgjithmonë nga atdheu i saj Ukraina pas sulmeve brutale ushtarak te ushtrisë ruse.
Familja e saj u detyra të shpëtojë nga nazistet kur ishte vetëm një e mitur, ajo i mbijetoi Holokaustit, por sot ajo është dëbuar sërish nga shtëpia e saj për herë të dytë.

E lindur në janar të vitit 1940 në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, jeta e Margaritës filloi kur Adolf Hitleri urdhëroi shfarosjen e hebrenjve në të gjithë Evropën. Disa Ditë përpara se nazistët të pushtonin qytetin e saj në tetor 1941, Margarita u evakuua në një fshat në malet Urale, tani pjesë e Rusisë, me familjen e saj. Ajo jetoi e lumtur ne paqe deri ne momentin kur ruset niset te bombardonin Karkivin.

“Nuk kishim ujë, as elektricitet, vetëm bombardime e terror. Një raketë shkatërroi gjithë banesën tone, bashkëshorti im nuk e përballoi dot gjithë këtë situatë, ndërroi jetë, trupi i tij sot dergjet ende në morg”, tha Margarita e pyetur nga gazetarja e CNN.

E mbijetuara e Holokaustit e dinte se kishte ardhur momenti të largohej, paketoi vetëm disa vende me vete dhe u largua nga vendlindja. “E kam të vështirë të largohem nga qyteti, këtu kam jetuar gjithë jetën time”, i tha ajo CNN.

Një shofer e mori me vete në një udhëtim të rrezikshëm e të vështirë dy ditor deri në qytetin Lviv nga andej u zhvendos në Poloni. Dëshira e Margaritës është që një ditë të bashkohet me vëllain e saj në New Xhersi në SHBA.

Margarita me këmbëngulje thotë se nuk dëshiron të bëhet refugjate lufte. E mbijetuara – si nga Holokausti ashtu edhe nga sulmi ushtarak i Rusisë – shpreson të kthehet në Kharkiv për të varrosur burrin e saj prej gati 40 vitesh dhe të shohë qytetin e saj të dashur sërish në paqe.

holokaustit mbijetuara tmerrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh sonte

21:19 / June 2, 2026

Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin sulmet me dronë

12:17 / April 13, 2026

Rusia dhe Ukraina sulme ndaj njëra-tjetrës, lëshohen qindra dronë

13:59 / March 15, 2026

Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore, shkatërrimi dhe bllokimet diplomatike

08:16 / February 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.