Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet që po zhvillohen në Qendrën e Kontrollit Teknik numër 2 në Tiranë. Krahas pamjeve, Rama tha se Koncensionari që dikur thithi para nga xhepi i shqiptarëve pa ofruar shërbime, është kthyer në dorën e shtetit dhe po i nënshtrohet një rikonstruksioni për përmirësimin e tij.
Në postimin e tij, Rama thekson se po punohet për një përmirësim rrënjësor, për rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të mjeteve dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve, pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, i cili thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht
Kjo është Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato.
