Përmes një statusi në “Facebook”, Edi Paloka ka reaguar lidhur me veprimin më të fundit të ambasadores Yuti Kim, e cila u shpreh se njeh Alibeajn si kryetar të komaduar të Partisë Demokratike. Këtë deklaratë të diplomates amerikane, Paloka e ka cilësuar si “më tepër se turp, shkelje e ligjeve të Shqipërisë”.
Statusi i Palokës në Facebook:
Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!
