FIFA ka gati një plan madhor i cili pritet të ketë një impakt të madh në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në botë është duke punuar në mënyrë intensive për të avancuar më tej botën e futbollit me ndihmën e teknologjisë.
Ditët e fundit, Presidenti i Fifa-s, Gianni Infantino ka zhvilluar një diskutim me gjithë me trajnerët e kombëtareve të kualifikuara për Botërorin 2022 ku u ka prezantuar atyre një projekt lidhur me offside-in automatik.
Po çfarë është offside automatik?
Në fakt, offside automatik do të perfeksionojë totalisht korrektësinë e arbitrave anësor në konstatimin e pozicionit jashtë loje te futbollistëve, ku këta do të mbajnë në dorë një orë e cila do t’i njoftojë ata se kur lojtari të jetë në pozicion të parregullt.
Kur kjo të ndodhë, arbitrat anësorë do të shpëtojnë nga kontestimet për korrektësinë e vendimimeve të tyre dhe gjithashtu, këto vendime do të merren në një kohë shumë herë më të shkurtër.
