Estonia i ka dorëzuar Ukrainës raketa dhe mina antitank, armë automatike, municione, granata njëpërdorimshme dhe granata dore, shkruan The Kyiv Independent.
E ndërsa edhe Republika Çeke ka dërguar disa tanke në Ukrainë, tha një burim i mbrojtjes për Reuters sot, duke konfirmuar një raport të transmetuesit publik të Televizionit Çek.
Televizioni çek fillimisht raportoi se tanket T-72 dhe mjetet luftarake të këmbësorisë BVP-1 ishin dërguar në vendin e shkatërruar nga lufta, ndërsa ai hyri në një javë tjetër lufte me Rusinë.
Një burim nga komuniteti çek i mbrojtjes ka konfirmuar gjithashtu për Reuters se tanket janë dërguar, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.
Raportet vijnë ndërsa aleatët e NATO-s përgatiten të diskutojnë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë kur ministrat e jashtëm të takohen nesër në Bruksel.
Sot, ministrja e Mbrojtjes e Republikës Çeke, Jana Cernochova, i tha parlamentit se nuk do të konfirmonte apo mohonte detajet e ndihmës për Ukrainën.
Zonja Cernochova tha: “Unë vetëm do t’ju siguroj se Republika Çeke po e ndihmon Ukrainën aq sa mundet dhe do të vazhdojë të ndihmojë duke (furnizuar) pajisje ushtarake, të lehta dhe të rënda.”